Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mirëpriti në një takim miqësor Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva informon Tetovasot.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rruga europiane e Maqedonisë së Veriut, që sipas Ahmetit për BDI-në dhe komunitetin shqiptar mbetet një prioritet i panegociueshëm.
Bashkërisht u vlerësua edhe roli shtetformues i BDI-së në të gjitha proceset politike në vend. Ali Ahmeti theksoi se procesi i integrimit europian është investimi më i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, duke sjellë stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione funksionale për qytetarët.Tetovasot
postimi i plote i z. Ahmeti:
Kisha kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.
Në një atmosferë miqësore diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mbi rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, një rrugë që për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët paraqet prioritet të panegociueshëm.
Bashkërisht vlerësuam rolin shtetformues të BDI-së në të gjitha proceset politike në vend.
Procesi i integrimit europian është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë për gjeneratat ardhshme. Ai sjell stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione që funksionojnë për qytetarin.