Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, vizitoi spitalin e qytetit Ankara – “Bilkent”, ku ishin pranuar dhe trajtuar gjashtë persona të lënduar nga ngjarja në Koçan.

Gjatë vizitës, ministri u takua me dr. Ali Emre Akgun dhe dr. Merve Akin, të cilët e informuan për të gjithë procesin e trajtimit – nga pranimi e deri te përfundimi i mjekimit të pacientëve.

“Me Republikën e Turqisë kemi një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e shëndetësisë, dhe pikërisht ata ishin ndër të parët që ofruan ndihmë për hospitalizimin e personave të lënduar nga zjarri në Koçan. Këtu, në spitalin e qytetit Ankara “Bilkent”, u hospitalizuan gjashtë pacientë, për të cilët u sigurua trajtim i shkëlqyer nga ekipet mjekësore sipas standardeve evropiane. Me drejtuesit e spitalit diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të mëtejshëm të përvojave,” tha ministri Aliu gjatë vizitës.

Ministri Aliu shprehu mirënjohje të veçantë ndaj drejtuesve dhe ekipeve mjekësore të spitalit për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin dhe trajtimin e personave të lënduar nga tragjedia në Koçan.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com