Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, vazhdon të mbajë vëmendjen e ndjekësve të saj me paraqitjet dhe postimet në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive online, ku shpesh ndan momente nga jeta e përditshme, dukje elegante dhe stilin e saj të veçantë.
Së fundmi, Ana ka publikuar disa fotografi që e tregojnë në formë të shkëlqyer, me veshje të kuruara dhe pamje vezulluese, duke marrë mijëra pëlqime dhe komentet e ndjekësve që e komplimentojnë për elegancën dhe hijeshinë e saj.
Ana Ejupi duket se nuk ndalon së surprizuari ndjekësit me pamjet e saj dhe stilin unik, duke treguar që pas eksperiencës në Big Brother VIP, ajo vazhdon të jetë një prej figurave më të ndjekura dhe të komentuar në mediat sociale në Kosovë. 

