Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin “Klik Plus” në TV21 njoftoi se procedura për zgjedhjen e operatorit të tretë mobil është duke u zhvilluar.

Sipas Andonovskit, procesi ishte pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, por tani është riaktivizuar.

“Besoj se do të ketë një ofertues për frekuencat. Procedurën e udhëheq Agjencia për Komunikime Elektronike, dhe shpresoj që në kohën e afërt të përfundojë”, tha Andonovski.

Ministri shtoi se kompania tashmë ka hapur selinë në vend dhe ka angazhuar staf të kualifikuar, gjë që sipas tij do të ndihmojë që procesi të dinamizohet në periudhën e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com