Autoritetet malajziane nisën sot një operacion shpëtimi pasi një anije me 90 emigrantë u mbyt midis Malajzisë dhe Tajlandës tre ditë më parë, duke vrarë të paktën një person dhe duke lënë të zhdukur dy anije të tjera me rreth 200 pasagjerë.
“Deri më tani, janë gjetur 11 persona, përfshirë një trup”, tha Romli Mustafa, drejtor i departamentit detar të shtetit verior të Kedah, duke paralajmëruar se më shumë viktima mund të gjenden në det.
Aksidenti ndodhi pranë ishullit tajlandez Tarutao, në veri të Langkawi, një zonë turistike malajziane.
Sipas njoftimeve, varka është përmbytur tre ditë më parë, sipas shefit të policisë rajonale, Adzli Abu Shah.
Dy anije të tjera me afërsisht të njëjtin numër pasagjerësh janë zhdukur.
Adzli Abu Shah tha se rezultatet fillestare të hetimit treguan se grupi prej 300 migrantësh të paligjshëm nga Burma fillimisht hipën në një varkë të madhe që i çoi pranë Malajzisë dhe, ndërsa iu afruan kufirit, u urdhërua të ndaheshin në tre varka më të vogla, secila me nga 100 persona.
Viktima e konfirmuar është një grua, anëtare e komunitetit Rohingya e cila u persekutua në Burma.
“Situata me dy anijet e tjera është ende e panjohur”, citohet të ketë thënë Adzli, duke shtuar se autoritetet detare kanë nisur operacione kërkim-shpëtimi.
Ndryshe, Malajzia pret miliona emigrantë nga vendet më të varfra të Azisë, shumë prej të cilëve pa dokumente, të cilët punojnë në ndërtim ose bujqësi.
Një migrim i tillë, i lehtësuar nga organizatat e trafikimit të qenieve njerëzore, është shpesh i rrezikshëm dhe mund të përfundojë në mbytje anijesh.