Ariana Grande shijoi një darkë luksoze me familjen e saj në Mayfair pas premierës së filmit Wicked: For Good, por i dashuri i saj, Ethan Slater, mungoi dukshëm.
Ylli i pop-it, 31 vjeç, u shfaq me një fustan të zi të zbukuruar me motive lulesh, ndërsa prindërit dhe vëllai i saj ishin të pranishëm.
Burime pranë çiftit kanë pohuar se marrëdhëniet mes Arianës dhe Ethanit janë tensionuar. Në tapetin e kuq, dyshja nuk pozuan së bashku, duke shtuar spekulimet mbi marrëdhënien e tyre, shkruan DailyMail.

Ethan reagoi ndaj thashethemeve me një postim domethënës në Instagram gjatë fundjavës.
Premierë e Wicked: For Good solli Ariana-n dhe bashkë-aktorën Cynthia Erivo në qendër të vëmendjes, me fustane të errëta elegante, në kontrast me ngjyrat e përdorura për promovimin e filmit të parë.

Filmi, i cili do të dalë në kinema më 21 nëntor, përfundon rrëfimin e dy shtrigave të Ozit dhe vijon suksesin e madh të muzikëlit origjinal.
Ariana dhe Cynthia performuan disa këngë nga vazhdimi, duke treguar kiminë e tyre të gjallë dhe energjinë gjatë intervistave dhe fotografive.
Filmi është drejtuar nga Jon M. Chu, fitues çmimesh, dhe vazhdon linjën e suksesit të Wicked, i cili fitoi mbi 747 milionë dollarë në biletari dhe mori shumë vlerësime kritike.