Sipas TetovaSot, më 17.11.2025, rreth orës 20:05, në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjës policorë nga Departamenti Policor Gallatë kanë arrestuar personin A.M. (32) nga i njëjti fshat.
Siç mëson TetovaSot, ai ishte në kërkim në bazë të një urdhri gjykate për ekzekutimin e dënimit me burg prej një viti, për vepër penale të parashikuar në nenin 190-a të Kodit Penal.
I arrestuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgun e Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar.
Mgid
