Më 13.11.2025, rreth orës 17:20, punonjës të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçare, E.K., shtetase e Shqipërisë me qëndrim në Tetovë. Aksioni është zhvilluar pas një bastisjeje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë me qira ku ajo jetonte.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre paketime me marihuanë, të cilat dyshohet se ajo i mbante në kundërshtim me ligjin. E.K. është shoqëruar në stacionin policor, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS
Mgid