Më 13.11.2025, rreth orës 03:50, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të Departamentit të Policisë Gallatë kanë privuar nga liria A.Sh. (35), banor i po këtij fshati. Bastisja në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjykate, ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete “Ekol” me një karikator të zbrazët.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS
Mgid