Më 02.11.2025, rreth orës 21:40, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policia e DPB Gostivar ka arrestuar M.F. (39) nga Gostivari.
Sipas raportit policor, ai ishte denoncuar nga partnerja e tij jashtëmartesore, 43-vjeçare, se e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete të forta.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.TS
Mgid