Më datë 02.11.2025, rreth orës 12:20, në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (39) nga ky fshat. Arrestimi është kryer në bazë të një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit më 01.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “168” në Tetovë, M.A. kishte kërcënuar K.A. (27) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe një shok të tij.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS
Mgid