Arsenali e ka shënuar fitoren e pestë në po kaq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” e fituan 3:1 derbin ndaj Bayern Munichut në Londër.

Timber kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Lennart Karl barazoi shifrat 10 minuta më vonë, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 69-të, Madueke riktheu epërsinë e vendasve, pas asistit nga Calafiori i cili sapo kishte hyrë në lojë.

Shtatë minuta më vonë, Gabriel Martinelli shënoi për ta vulosur fitorene londinezëve.

Me këtë triumf, Arsenali tani vazhdon me pikë të plota, gjithsej 15.

Në anën tjetër, Bayerni mbetet me 12 pikë pas pesë ndeshjeve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com