Siç njofton TetovaSot, më 17.11.2025, rreth orës 06:25, në SPB Tetovë është raportuar për një incident në autostradën Tetovë–Shkup, para nyjes rrugore të Grupçinit. Një automjet pasagjerësh i tipit “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.M. (34) nga fshati Gallatë i Gostivarit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar. Zjarri është shuar në kohë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës, ndërsa një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e mundshme të zjarrit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com