Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, në intervstë për gazeten “Lajm” dhe “Lajm TV”, deklaroi se duke filluar nga sot (e hënë) Ministria e Transformimit Digjital ka hapur Thirrje publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë ,për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike. Përcjellë gazeta Lajm. Azizi njoftoi se hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it, do të bëhen përmes uebfaqes uslugi.gov.mk

“Nga dita e sotme Ministria e Transformimit Digjital ka hapur edhe thirrje publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve me vlerë, gjegjësisht të gjithë studentët 55 mijë student nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje elektronike në vlerë prej 15.300 denarë. Gjithaçka që duhet të bëjnë ata është të kyçen në sistemin e-shërbimeve, në web faqen uslugi.gov.mk dhe pastaj të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do të ju dal një informimë që e kanë marrë vauçerin dhe me atë vauçer me vlerë me letër të identifikimit, dokument dhe deklarat të nënshkruar që do ta bëjë ata që ndajnë vauçerët gjegjësisht blerjen e vauçerëve ata do të mund të pajisen me vauçer”.-deklaroj Azizi

Azizi shtoi se aplikimi do të zgjasë deri më 20 dhjetor, ndërsa pajiset elektronike studentët do mund t`i marrin deri më 31 dhjetor.

Aplikimi zgjatë nga dita e sotme deri më 20 dhjetor ndërkaq pajiset elektronike do të mund t i marrin deri më 31 dhjetor, dua të potencoi këtu se kjo vlen edhe për studentët e rregullt edhe për studentët me korespodenc, në qoft se studenti has në problematika gjatë aplikimit se nuk është në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës atëherë automatikisht ai student do të njoftohet dhe do t i dërgohet një link tjetër ku do të vazhdoj aplikimin mirpo aty duhet të ngarkoj edhe vertetimin nga institucionet ku studion vërtetimin për student të rregullt apo me korespodenc dhe gjithsesi edhe ata student do të kenë mundësi deri më 20 dhjetor të bëjnë aplikimin dhe pastaj të marrin pajisjen elektronike. Ajo qe ne duam të bëjmë apel si qeveri është se të gjithë studentët le të kyqen në sistem le ti marrin pajisjet elektronike, kjo është edhe një ndihmë për ato njëlehtësim i madh gjatë studimeve të tyre”, deklaroi Azizi. GAZETA LAJM

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com