Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka ndarë një mesazh mobilizues në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve, duke theksuar përkushtimin dhe energjinë e mbështetësve të tij në të gjithë qytetin.
“Edhe në mesnatë, Çarshia e Epërme në gatishmëri të plotë,” ka shkruar Rexhepi, duke falënderuar aktivistët dhe qytetarët për angazhimin e tyre të palodhur, njofton TS.
Sipas tij, të gjitha shtabet e Aleancës Kombëtare për Integrim në qytetin e Tetovës dhe në fshatrat përreth janë në mobilizim të plotë, duke përgatitur terrenin për “fitoren e madhe që po vjen”.
Atmosfera e entuziazmit dhe angazhimit në terren shihet si shenjë e besimit të fortë që mbështetësit kanë ndaj kandidaturës së Bajram Rexhepit./TS