Në shenjë falënderimi për kontributin dhe përkushtimin e tyre gjatë fushatës, sot është zhvilluar një takim mes Bajram Rexhepit dhe Forumit Rinor të AKI-së.
Në një postim në rrjete sociale, Rexhepi ka vlerësuar lart energjinë dhe motivimin e të rinjve, duke i cilësuar ata si simbolikë të fushatës.
“Në shenjë falënderimi sot takuam Forumin Rinor të AKI-së. Ata ishin motivi, forca, energjia dhe simbolika e fushatës sonë. Ne nuk do t’ju lëmë vetëm. You’ll never walk alone”, ka shkruar Rexhepi, njofton TS.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të fushatës, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së rinisë në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin e mëtejshëm të subjektit politik.