Presidenti i Barcelonës Laporta po planifikon që të nderoi legjendën e klubit Lionel Messi me statujë në stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”

“Leo Messi e meriton të ketë një statujë në stadiumin e ri.”

“Do të përgatisim një dizajn, do të flasim me familjen dhe, nëse ata bien dakord, mund të vazhdojmë me projektin”, ka thënë Laporta.

Lionel Messi është lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës me 778 ndeshje zyrtare dhe njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i klubit me 672 gola.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com