Më 27.11.2025, rreth orës 22:35, në rrugën rajonale f. Zhelinë–f. Jegunovcë, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë arrestuan A.L. (42) nga fshati Shemshovë.
A.L., i cili ishte bashkëudhëtar në një automjet të tipit “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga I.Sh. (42) nga i njëjti fshat, gjatë kontrollit të automjetit është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ofenduar punonjësit e policisë.
Personi është shoqëruar në stacionin policor, ku është ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Mgid