Komisioni Evropian ka filluar procesin e krijimit të një agjencie të re inteligjence nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen, në një përpjekje për të përmirësuar përdorimin e informacionit të mbledhur nga agjencitë kombëtare të spiunazhit, raportoi sot Financial Times.
Njësia, e cila do të ngrihet brenda sekretariatit të Komisionit, planifikon të rekrutojë oficerë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së dhe të mbledhë informacione për qëllime të përbashkëta, raportoi gazeta, duke cituar katër persona të njohur me planet. Reuters vëren se nuk ishte në gjendje ta konfirmonte menjëherë informacionin.
Mgid