Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll sonte në prishtinë e luan ndeshjen e katërt të UEFA Ligës konferenciale, ndërkaq nikoqire dhe rivale është Drita. Ekipi nga Tetova nga duelet e deritanishme ka katër pikë (fitore, baraz dhe humbje).

Dëshirat e “tetovarëve” janë ta kalojnë fazën eliminuese, por nevojitet sonte në Prishtinë të mbeten të pamposhtur.

Sinqerisht shpresojmë se do të vijmë drejt rezultatit pozitiv, ndërkaq rezultat pozitiv për ne është fitorja. Të gjithë lojtarët janë të prëgatitur dhe të motivuar dhe shpresoj se ata do të dalin në terren dhe do ta japin maksimumin. Konsideroj se na pret një ndeshje dinamike dhe para së gjithash ndeshje cilësore”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri.

Ndeshja Drita – Shkëndija fillon në orën 21 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com