Në Tetovë po rriten tensionet politike pas akuzave të fundit ndaj kryetarit të komunës, Bilall Kasami, se ka “shitur” Bërvenicën shkruan Tetovasot. Kjo çështje ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa komuniteti shqiptar në mërgatë po mobilizohet për të ndëshkuar politikisht këtë veprim në zgjedhjet lokale.

Një numër i madh qytetarësh shqiptarë në Tetovë kanë nisur organizimin për të kundërshtuar vendimet e Kasamit, duke kërkuar transparencë mbi marrëveshjet që lidhen me territorin e Bërvenicës. Ata thonë se “shitja” përbën tradhti ndaj interesave të komunës dhe kërkojnë përgjegjësi politike.

Në anën tjetër, mërgata shqiptare në Gjermani ,konkretisht në Hamburg , ka filluar mobilizimin në mbështetje të Bajram Rexhepit, kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës. Rexhepin ata e konsiderojnë si alternativë të pastër dhe të ndershme për qeverisjen lokale.

“Është koha që Tetova të udhëhiqet nga njerëz të rinj, që nuk e shesin as tokën, as interesin e shqiptarëve. Ne nga diaspora do të japim mbështetje të plotë për Bajram Rexhepin,” thonë mërgimtarët nga Hamburgu.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com