Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale informon Tetovasot.
Kasami tha se votën e tij e ka dhënë duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve, zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e shoqërisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tetovës për pjesëmarrje sa më masive në votime, duke theksuar se “sot fjala u takon qytetarëve”.
“Shfrytëzojeni këtë ditë të bukur për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kasami pas votimit.TS
Mgid