Vazhdojnë bisedimet brenda VLEN-it për rikonstruimin e Qeverisë që pritet të ndodh brenda kësaj jave. TV21 mëson se Bashkim Bakiu mund të zëvendësojë Azir Aliun në Ministrinë e Shëndetësisë.
Burime për TV21 thonë se tani për tani vetëm po bisedohet, ndërsa burime tjera thonë se është vetëm spekulim. Gjithashtu mësohet se nëse Aliut i merret shëndetësia, VLEN po mendon atë ta emërojë drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike.
Sipas burimeve brenda VLEN-it gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së nesërme (e mërkurë).
Mgid