Bozhinovska dhe De Grut: Mundësi për investime të mëdha energjetike dhe trnasformim të gjelbër në Maqedoni
Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim pune me nënkryetarin e Bankës
Evropiane të Investimeve (BEI), Robert De Grut, i cili mbikëqyr aktivitet e bankës në Ballkanin
Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së nënkryetarit
De Grut në vend, gjatë së cilës ai konfirmoi mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin e projekteve
strategjike në sektorin energjetik.
Gjatë takimit, ministrja dhe nënkryetari i BEI – së shkëmbyen mendime për projektet dhe
inicativat e ardhshme që banka mund t’i mbështesë në vend, me fokus të veçantë në tranzicionin
energjetik, modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike dhe rritjen e efiçincës energjetike. U
shqyrtuan mundësitë për mbështetje të kombinuar financiare, teknike dhe profesionale, e cila do
të mundësojë përgatitje dhe realizim më të shpejtë të projekteve me prioritet të lartë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së inicativave dhe projekteve që lidhen me
nënstacionet dhe infrastukturën elektroenergjetike, duke përdorur modele fleksibël financimi. U
shpreh gatishmëri për përfshirje në aktivitet që lidhen me REK Manastir, vçanërisht në pjesën e
tranzicionit energjetik, modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të proceseve prodhuese.
BEI disponon me ekspertë për efiçiencë energjetike dhe me programe të zhvilluara në këtë fushë,
të cilat janë zbatuar edhe në vende të tjera. Është ofruar ekspertizë dhe mbështetje në dizajnimin
dhe zbatimin e programeve të ngjashme në nivel kombëtar.
Nënkryetari De Grut theksoi se BEI është e gatshme të ofrojë jo vetëm mbështetje financiare, por
edhe ekspertizë për zhvillimin e programeve për efiçiencë energjetike dhe projekte infrastruktore,
me qëllim forcimin e potencialit kombëtar dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ministrja Bozhinovska theksoi se Maqedonia e vlerëson bashkëpunimin me BEI – në, i cili do të
kontribuojë në përshpejtimin e realizimit të projekteve kyçe në sektorin energjetik dhe në
forcimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike të vendit.
Nga ana bankës u shpreh një interesim i fortë për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv dhe
për mbështetjen e inicativave të reja në sketorë të ndryshëm.

