Simpatizantë të LSDM-së nga Kërçova, të motivuar nga takimi me ish-liderin socialdemokrat dhe ish-kryeministrin Branko Crvenkovski, kanë bërë gjithçka që në këtë qytet të fitojë kandidati maqedonas në zgjedhjet lokale – pohon Goran Karafiloski, aktivist i njohur i LSDM-së në Kërçovë.

Karafiloski, ish-sekretar i organizatës komunale të LSDM-së dhe drejtor i një shkolle, publikoi në Facebook një fotografi ku shihet Crvenkovski në shoqërinë e bashkëpartiakëve nga Kërçova, për të cilët ai shkruan se kanë punuar aktivisht “që të fitojë një maqedonas dhe të vihet fund pushtetit të shfrenuar të BDI-së”.

Në komente të shumta, qytetarë nga Kërçova kanë shprehur se paraqitja e Crvenkovskit i ka motivuar fuqishëm, ndërsa disa kanë thënë se “hija e tij është ende e madhe”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com