Branko Crvenkovski sërish në publik, shihet në shoqëri me ministrin Minçev dhe ambasadorin Zoran Popov
Ish-kryeministri, ish-presidenti i Maqedonisë dhe ish-lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski, është fotografuar pasditen e sotme në një restorant në Shkup, në shoqërinë e ministrit për Administratë Publike, Goran Minçev.
Minçev, aktualisht funksionar i lartë në partinë në pushtet ZNAM, dikur ka qenë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së në periudhën kur Crvenkovski drejtonte partinë.
Në fotografinë e publikuar nga “Infomax”, bashkë me ta shihet edhe Zoran Popov, ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Crvenkovski, i cili prej vitesh është tërhequr nga politika dhe rrallëherë shfaqet në publik, kohëve të fundit është parë disa herë në shoqëri të figurave aktuale politike.
Më herët, ai ishte fotografuar në Ohër, në një restorant bashkë me kryetarin e vjetër dhe të ri të qytetit, Kiril Pecakov nga VMRO-DPMNE, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve u shfaq një tjetër fotografi e tij me aktivistë të LSDM-së në Kërçovë.