Gjatë miratimit të vendimit për rritjen lineare të pensioneve, në Kuvend theksova se deficiti buxhetor në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIOM) do të rritet nga 31 për qind në 48 për qind – dhe pastaj thuhet se “asgjë nuk po ndodh në shtet”, deklaroi deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Win-Win” në TV Telma.
“Duhet t’u thuhet pensionistëve, të rinjve, të gjitha brezave, se mënyra si po bëhet kjo rritje lineare – në vend të harmonizimit sipas metodologjisë së parashikuar, e cila në fund të ditës do t’u sillte më shumë para vetë pensionistëve, e jo një rritje e njëjtë për të gjithë – ka një çmim. Dhe çmimi është ky: për tre vjet, fondi i pensioneve do të bëhet i paqëndrueshëm,” theksoi Bytyqi.