Reperi i njohur Capital T ka publikuar një foto nga një “date night” në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të një vajze, fytyra e së cilës është mbuluar me një zemër të kuqe.

Edhe pse ai ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë identitetin e saj, ndjekësit dyshojnë se bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi.

Në foto, ajo shfaqet me një veshje elegante të zezë, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe qëndrimin e saj plot hijeshi.

Postimi i Capital T ka ndezur menjëherë rrjetin me komente dhe dyshime për lidhjen e tyre të përfolur.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com