Një atmosferë festive dhe emocionuese është krijuar sonte në Çellopek të Bërvenicës, ku Haqim Ramadani sëbashku me shumë përkrahës është duke pritur ngrohtësisht mërgimtarët e shumtë që kanë ardhur nga diaspora për ta mbështetur, njofton TS.

Rrugët e fshatit janë mbushur me flamuj kuqezi, këngë dhe brohoritje, ndërsa qytetarët janë mbledhur për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur ndaj kandidatit të tyre të preferuar.

Kjo mobilizim i fuqishëm i diasporës vjen pas, siç thonë përkrahësit, “tradhëtisë dhe shitjes politike” që sipas tyre iu bë Haqim Ramadanit nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Sonte, Çellopeku është kthyer në simbol bashkimi, ku flamuri kuqezi dhe dashuria për vendlindjen po e ndezin atmosferën para ditës së madhe të zgjedhjeve./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com