Chelsea ka marrë një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën në Londër.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea ka arritur të fitojë 3-0 ndaj Barçës.

Serinë e golave për Chelsean e hapi autogoli i Jules Kounde në minutën e 27-të, pasi më parë i ishin anuluar dy gola për pozitë jashtëloje skuadrës londineze.

Në përfundim të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi Ronald Ararujo u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Pasi nisi pjesa e dytë, pas dhjetë minutave, Chelsea e dyfishoi epërsinë me anë të brazilianit, Estevao.

Në minutën e 73-të, “Blutë” e Londrës shënuan golin e tretë, përmes Liam Delapit, që u asistua nga Enzo Fernandez.

Barcelona nuk bëri asgjë deri në përfundim të ndeshjes, dhe kështu pësoi humbjen e dytë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka dhjetë pikë pas pesë ndeshjeve, teksa Barcelona ka vetëm shtatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume