Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se, pavarësisht rritjes së çmimeve të patundshmërive, interesi i qytetarëve vazhdon të jetë i lartë.

“Agjencitë e patundshmërive vazhdimisht kanë kërkesa për banesa të reja. Kjo tregon se çmimet në treg nuk mund të ulen. Kur blerësit më pyesin nëse do të ulen çmimet, u them se që të bjerë çmimi i një produkti, duhet të mos ketë interes për ta blerë. Nëse ka kërkesë, nuk mund të presim që çmimi të bjerë – njësoj sikur të presim që djathi të bjerë në çmim kur ka kërkesë të lartë në treg”, tha Ushlinovska.

Ajo porositi se, megjithëse çmimet e patundshmërive vazhdojnë të rriten, interesi i qytetarëve nuk po bie.

“Situata me rritjen e çmimeve është e vazhdueshme, pra ato rriten gjithë kohën. Interesi i qytetarëve për të blerë patundshmëri është konstant. Kjo nuk është vetëm një trend, por edhe pjesë e kulturës sonë — gjithmonë duam të investojmë në patundshmëri dhe e konsiderojmë investimin më të sigurt. Çfarëdo që të bëjnë njerëzit, si të kursejnë ndonjë para më shumë, i investojnë në patundshmëri, jo në biznese të tjera. Kjo është karakteristikë e përgjithshme edhe në nivel Ballkani”, tha Ushlinovska.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com