Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër një gruaje 40-vjeçare nga Radovishi, e cila jeton në Shkup, nën dyshimin se ka dërguar një lajmërim të rremë për bombë në një shkollë fillore në qytetin e saj të lindjes.

Sipas informacioneve nga hetimet, më 29 tetor, herët në mëngjes, gruaja përmes një adrese të sapohapur e-maili në “Google” dhe duke përdorur telefonin e saj celular, ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën zyrtare të shkollës. Në mesazh, ndër të tjera, shkruhej se në ndërtesë ishte vendosur një bombë, njofton TS.

Ato disa rreshta tekst, të shkruara ndoshta në një moment afekti ose si formë proteste, kanë shkaktuar panik të vërtetë. Menjëherë është thirrur ekipi për kontroll antiterrorist, shkolla është evakuuar dhe ambientet janë kontrolluar në detaje. Fat në fatkeqësi — eksploziv nuk është gjetur.

Në kërkim të dërguesit, hetuesit kanë ndjekur gjurmët elektronike dhe përmes adresave IP e kanë identifikuar burimin e mesazhit. Pas sigurimit të provave, Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë, konkretisht Njësia për hetime të terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që është kompetente për vepra të tilla, së bashku me Sektorin për krim kompjuterik, kanë paraqitur kallëzim në prokurorinë e Shkupit kundër V.J. për veprën penale “lajmërim i rremë për vepër penale”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com