Fraza të përditshme që zbulojnë si fëmijët formojnë marrëdhënien e parë me paratë

Fëmijët që në moshë të hershme përthithin mesazhet financiare që i dëgjojnë në shtëpi, dhe kërkimet tregojnë se modelet e sjelljes ndaj parave formohen që rreth moshës pesë vjeçare. Përmes fjalive të përditshme të prindërve krijohet marrëdhënia e tyre e parë me shpenzimet, kursimet dhe zakonet në familje.

Këto fraza shpesh zbulojnë jo vetëm vlerat familjare, por edhe vështirësitë financiare që prindërit kanë tentuar t’i zbusin ose t’i fshehin. Pra, sipas ekspertëve dhe studimeve, këto shprehje tregojnë se prindërit janë përballur me probleme financiare.

1. “Le të presim derisa të jetë në zbritje”

Familjet me buxhet të vogël shpesh planifikojnë blerjet sipas uljeve dhe kërkojnë ofertën më të mirë për të kursyer. Kjo vlente si për dhuratat, ashtu edhe për ushqimet bazike, gjë që kërkonte shumë kohë dhe durim. Një frazë e tillë zakonisht nënkupton se prindërit duhet të bënin kompromise për të mbuluar të gjitha shpenzimet.

2. “Kemi ushqim në shtëpi”

Studimet tregojnë se familjet që gatuajnë më shumë në shtëpi shpenzojnë më pak dhe ushqehen më shëndetshëm. Shmangia e restoranteve ishte një mënyrë kursimi, por edhe mundësi për kohë të cilësore së bashku. Kjo fjali shpesh tregon se familja nuk kishte mundësi për të ngrënë shpesh jashtë.

3. “Vendose në listën e dëshirave për fundvit”

Kjo fjali shërbente si mënyrë për të shmangur refuzimin e drejtpërdrejtë pa e ulur entuziazmin e fëmijës. Prindërit donin të kursenin, por njëkohësisht të mundësonin një dëshirë të veçantë kur ishte e realizueshme. Kjo praktikë i mësonte fëmijët durimin dhe dallimin mes dëshirave më të rëndësishme dhe atyre dytësore.

4. “Ndoshta herën tjetër”

Kjo frazë paraqet shtyrje të butë në momentet kur familja nuk mund të përballonte diçka. Në këtë mënyrë prindërit ruanin shpresën dhe mbronin fëmijët nga ndjenja e mungesës. Ky qasje ndihmonte në zbutjen e stresit financiar pa krijuar emocione negative, shkruan YourTango.

5. “A është dëshirë apo nevojë?”

Prindërit me të ardhura të kufizuara shpesh i mësojnë fëmijët të dallojnë dëshirat nga nevojat për të parandaluar shpenzimet impulsive. Një pyetje e tillë i nxit fëmijët të mendojnë për vlerën reale të një objekti. Për shumë të rritur sot, pikërisht kjo u ka formuar përgjegjësinë financiare.

6. “Disa njerëz kanë shumë më pak se ne”

Fjalitë që nxisin mirënjohjen i mësonin fëmijët të kuptonin situatën e të tjerëve dhe të vlerësonin atë që kishin. Prindërit, pavarësisht vështirësive, theksonin perspektivën dhe dhembshurinë. Këto mesazhe shpesh kontribuojnë në rritjen e empatisë në moshë të rritur.

7. “Do ta gjejmë një zgjidhje”

Kur shfaqeshin shpenzime shtesë si ekskursione apo aktivitete, prindërit shmangnin të thoshin drejtpërdrejt se nuk mund ta përballonin. Ata shpesh gjenin mënyra për të mos u mohuar fëmijëve diçka, edhe me sakrifica personale. Shumë fëmijë as nuk e kuptonin këtë përpjekje, sepse prindërit donin t’i mbronin.

8. “Paraja nuk rritet në pemë”

Kjo fjali shërbente për të mësuar se paraja është rezultat i punës dhe përpjekjes, dhe se kërkon menaxhim të kujdesshëm. Përmes saj prindërit përcillnin rëndësinë e shpenzimit me mend. Të tilla mesazhe shpesh krijojnë një ndjenjë më të fortë për vlerën e parasë në të ardhmen.

9. “Sa kohë jemi bashkë, jemi të pasur”

Studimet tregojnë se personat me më pak mjete financiare janë shpesh më të prirë për mbështetje dhe ndarje mes tyre. Prindërit theksonin se pasuria e vërtetë është afërsia familjare, jo gjërat materiale. Këto mesazhe ndërtojnë një themel emocional të fortë brenda familjes.

10. “Do t’ia dalim”

Kur paraqiteshin detyrime të papritura, prindërit i qetësonin fëmijët me këtë frazë për t’i mbrojtur nga shqetësimet. Ajo krijonte ndjenjën e sigurisë dhe stabilitetit në familje. Pavarësisht vështirësive, prindërit përpiqeshin ta mbanin fëmijërinë sa më të paqtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com