Më datë 03.11.2025 në orën 01:10 në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.R. (40) nga ky fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se një ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 71-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Mgid