Dojran, 1 nëntor 2025 – Në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, punonjës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria V.R. (55) nga i njëjti fshat.
Ngjarja ka ndodhur pas një konfrontimi fizik në Dojranin e Vjetër midis të dyshuarit dhe N.T. (53) nga Bogdanci, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Qendrën Mjekësore të Gjevgjelisë, ku më vonë ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. I dyshuari është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, dhe kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse gjatë ditës.
Mgid