Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi sot se ka vepruar mbi disa paraqitje të lidhura me procesin zgjedhor, prej të cilave një pjesë janë përcjellë në institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mungesës së shkeljeve, përcjell TV21. Në një rast, një drejtoreshë shkolle ka shpërndarë një poster politik në një grup elektronik, dhe lënda është përcjellë në Prokurorinë Publike.
Komisioni ka shqyrtuar edhe raste të tjera të lidhura me punësime dhe deklarata të kandidatëve, por nuk ka konstatuar shkelje të rregullave zgjedhore. Në seancë janë miratuar gjithashtu vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni dhe metodologjia për strategjinë e re kombëtare 2026–2030.