Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar pas shikimit të disa dronëve.

Ministri holandez i mbrojtjes, Ruben Brekelmans, tha se masat mbrojtëse kundër dronëve ishin “gati për të ndërhyrë”.

Policia dhe ushtria e vendit janë gjithashtu në vendngjarje, shtoi ministri, dhe një hetim është duke vazhduar.

Bëhet e ditur se aeroporti në jug të Holandës përdoret si për qëllime ushtarake ashtu edhe për ato civile.

Të gjitha llojet e trafikut ajror ishin ndaluar, sipas Brekelmans.

Ministria e mbrojtjes njoftoi se ushtria holandeze kishte përdorur armë kundër dronëve të parë mbi bazën e forcave ajrore në Volkel, rreth 40 kilometra në verilindje të Eindhoven.

Ndryshe, aeroporte të ndryshme në Evropë u mbyllën në shtator për shkak të pamjeve të dronëve, përfshirë ato në Danimarkë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume