Më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë të Stacionit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor – Tetovë kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit “Opel Corsa” me targa të Tetovës.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e drejtuar nga L.R. (22) nga fshati Përshefcë i Tetovës, në të cilin ndodhej edhe një 17-vjeçar nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Tetovës, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresa përkatëse.
Sipas policisë, veprimet procedurale janë në vijim dhe materialet do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike për procedurë të mëtejshme.TS