E realizojmë premtimin: Filloi aplikimi për blerjen e pajisjeve elektronike, 55.000 studentë marrin nga 15.300 denarë
E realizojmë premtimin. Që nga dita e djeshme, zyrtarisht filloi aplikimi për blerjen e pajisjeve elektronike.
Studentët i marrin 250 eurot e premtuara ose 15.300 denarë për blerjen e pajisjeve elektronike, laptop, tablet ose kompjuter personal.
Kjo masë e Qeverisë nënkupton që të gjithë studentët deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë regjistruar semestrin në vitin akademik 2025/2026 në studimet deridiplomike në fakultetet shtetërore ose private, do të marrin nga 15.300 denarë për blerjen e mjeteve ndihmëse elektronike, në varësi të asaj që u nevojitet.
850 milionë denarë nga buxheti ndahen për studentët.
Me këtë masë ndihmojmë drejtpërdrejt të gjitha familjet dhe lehtësojmë shpenzimet për studime.
Studentët do të mund të aplikojnë deri më 20 dhjetor, ndërsa marrjen e vauçerëve do të mund ta realizojnë deri më 31 dhjetor 2025. Kushtet për aplikim janë shpallur në ueb-faqen e Qeverisë.
Linku është publikisht i qasshëm dhe mund të aplikojnë të gjithë studentët:
https://vlada.mk/sq-AL/odnosi-so-javnost/soopstenija/vlada-zapocna-apliciranjeto-za-elektronski-vauceri-za-studenti-preku-nacionalniot-portal-za-e-uslugi
U bëjmë thirrje studentëve ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të aplikojnë me kohë.
Qeveria vazhdon me përkushtim të realizojë masat për studentët.
Studentët janë ardhmëria e Maqedonisë dhe obligimi ynë si Qeveri është t’u sigurojmë kushte të dinjitetshme për studim përmes një sërë masash që nënkuptojnë arsim cilësor.