Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të zhvillojë të martën ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës 2026. Përfaqësuesja e vendit do të luajë në transfertë ndaj Uellsit në Kardif, ku një barazim ose fitore do t’i siguronte vendin e dytë në grup dhe rrjedhimisht, një kundërshtar më të favorshëm në fazën e play-off-it.
Kapiteni Enis Bardhi shprehet i bindur se ekipi është i gatshëm të përballojë presionin dhe atmosferën e zjarrtë që pritet në Cardiff. Ai thekson se motivimi më i madh i skuadrës mbetet mbështetja e tifozëve maqedonas, pavarësisht numrit të tyre të kufizuar në stadium.
“Gjithmonë them se duhet të shijojmë çdo moment, para së gjithash sepse kemi nderin të përfaqësojmë vendin tonë, por edhe sepse e dimë që të gjithë njerëzit në shtëpi janë me ne. Mund të kemi pak tifozë në tribuna, por në zemrat tona e dimë se e gjithë Maqedonia do të na japë forcë. E presim një duel të vështirë, por jemi të gatshëm të japim përgjigjen e duhur”, deklaroi kapiteni Bardhi.