Një aeroplan ushtarak transportues turk është rrëzuar sot pranë kufirit midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit.
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të rrëzimit të avionit, ku shihet si ai zbret në spirale duke lënë pas një gjurmë tymi të bardhë.
“Aeroplani C-130 u ngrit nga Azerbajxhani dhe ishte në rrugë për në Turqi kur u rrëzua”, njoftoi Ministria Turke e Mbrojtjes në platformën X.
Ende nuk ka informacion se sa anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord.
#BREAKING: Turkish C-130 military transport plane crashes in Georgia after taking off from Azerbaijan pic.twitter.com/iEvlEDNjnM
— Rapid Report (@RapidReport2025) November 11, 2025
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka sinjalizuar se ka viktima, pa dhënë detaje të tjera dhe ka shprehur keqardhjen për aksidentin.
“Sot, me dhimbje të thellë mësuam se aeroplani ynë ushtarak i tipit C130, që po vinte nga Azerbajxhani drejt vendit tonë, është rrëzuar në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Punimet për arritjen te rrënojat po vazhdojnë në koordinim me autoritetet e vendeve përkatëse. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë.”Gjithashtu, është nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi në bashkëpunim me autoritetet azerbajxhanase dhe gjeorgjiane”, tha ai.
Turkish President Erdogan:
We are deeply saddened to learn that our C-130 military aircraft en route from Azerbaijan crashed near the Georgia–Azerbaijan border.
Efforts to reach the wreckage continue in coordination with local authorities. pic.twitter.com/rSp4vXhlVz
— Clash Report (@clashreport) November 11, 2025
Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë ka bërë të ditur se aeroplani është rrëzuar në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin, dhe se është hapur një hetim për ngjarjen.
Aeroplanët ushtarakë transportues C-130 përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura turke për transport personeli dhe për operacione logjistike.