Një person ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.