Pas fillimit të punimeve të rrugës në hyrje të fshatit Kallnik. Ditën e sotme, i pari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi ka vazhdur me nisjen e punimeve për rikonstruimin e stadiumit në Pirok. I cili projekt ishte njëri nga premtimet e fushatës së tij, për këtë fshat.

Para banorëve ai garantoi, se ky projekt nuk do jetë i fundit, por është vetëm fillimi i realizimeve të premtimeve të tij.

“Përshëndetje, jemi në fshatin Pirok, për të realizuar projektin e parë të premtuar në fushatë. Është një argument shtesë për miratimin e projektit. Ky është një projekt në kuadër të sportit. Sot do bëjmë gërmimin e fushës egzistuese, e ciila është e demoluar tërësisht. Shumë shpejt do bëjmë një terren sportiv të cilësisë së lartë, ta shfrytezojë edhe klubi edhe akademia e të rinjëve të fshatit Pirok.
Kjo mbështetje e juaja më jep moral shtesë. Nuk do jetë e fundit, ky është vetëm fillimi”, ka përfunduar Feti Abazi.

Përpos këtij projekti, për këtë fshat gjatë kampanjës elektorale, Feti Abazi ka premtuar edhe këto projekte:

1. Tubacioni i Ujësjellësit.
2. Kanalizimi.
3. Çerdhja.
4. Rruga e Jurisë, dhe
5. Shëtitorja në Rrugën e Re.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com