Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë është një alarm serioz për të ardhmen dhe perspektivën e shtetit, duke theksuar se bëhet fjalë për raportin më të keq që ka marrë Maqedonia në dhjetë vitet e fundit.

“Publikimi i Raportit të Progresit, i cili vlerëson se Maqedonia nuk ka bërë përparim në rrugën evropiane, na dërgon një mesazh të qartë se në çfarë drejtimi është lëvizur vendi gjatë këtij viti e gjysmë nën pushtetin e VMRO-DPMNE-së. Ky raport është praktikisht më i keqi që kemi marrë në dhjetë vitet e fundit dhe ndez seriozisht alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e shtetit,” tha dr. Filipçe.

Lideri i LSDM-së theksoi se raporti konfirmon ngecjen dhe regresin e vendit në procesin e integrimeve evropiane dhe se janë të nevojshme hapa urgjentë për ta kthyer shtetin në rrugën evropiane.

“Ajo që kemi paralajmëruar ndodhi — VMRO-DPMNE arriti që për një vit e gjysmë të na vendosë në të njëjtin grup me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Moldavinë dhe Ukrainën, me vende që e kanë filluar rrugën e eurointegrimeve shumë më vonë,” deklaroi në konferencën për shtyp kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com