Një tjetër paraqitje mbresëlënëse nga të rinjtë e Shkëndijës. Gjenerata U15, e drejtuar nga trajneri i njohur Ibrahim Luma, ka shënuar fitore bindëse 2:0 ndaj skuadrës Park nga kryeqyteti, njofton Tetovasot.
Hero i takimit ishte Leard Salihi, i cili realizoi dy super gola pas aksioneve individuale, duke treguar talentin dhe potencialin e madh që posedon. E gjithë skuadra zhvilloi një lojë të disiplinuar, me posedim, presion të lartë dhe kombinime të shpejta që treguan qartë klasën e kësaj gjenerate premtuese.
Pas ndeshjes, trajneri Ibrahim Luma u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij:
“Jam shumë i lumtur për mënyrën se si djemtë po reagojnë në çdo ndeshje. Sot pamë shpirt garues, disiplinë dhe kreativitet në fushë. Kjo fitore është meritë e të gjithë ekipit. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort që këta të rinj të rriten si futbollistë dhe si njerëz.
Me këtë fitore, Shkëndija U15 vazhdon serinë pozitive dhe konfirmon se akademia kuqezi mbetet një ndër më produktivet në vend, duke prodhuar talente që premtojnë shumë për të ardhmen e klubit dhe futbollit shqiptar.TS