Ish-kryeministri dhe lideri aktual i OBRM-Popullores Ljubço Georgievski, vlerëson se Shqipërinë për progresin në infrastrukturën e vendit. Ai beson se fqinji ynë perëndimor ka pasur një zhvillim të madh ekonomik vitet e fundit dhe, nga ana tjetër, ka një vërejtje për Bullgarinë në lidhje me infrastrukturën dhe lidhjen me Maqedoninë.
“Unë kam përshkuar disa herë autostradën Bllacë-Prishtinë-Tiranë, por ditën tjetër shkova posaçërisht për të përshkuar autostradën Tiranë-Qafë Thanë, e cila po përparon me një shpejtësi të paparë, dhe autostradën Tiranë-Dibër, e cila më bëri përshtypje veçanërisht me peizazhin piktoresk nëpër të cilin kalon, por edhe me tunelet dhe urat e shumta.
Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë ka qenë i paparë në dhjetë vitet e fundit.
Bullgaria mbetet i vetmi fqinj që nuk ka pasur asnjë projekt infrastrukturor të ndërtuar drejt Maqedonisë për tridhjetë vjet”, thuhet në postimin e Georgievskit në rrjetet sociale.