Me datë 10.11.2025, në orën 19:00, në rr. “Boris Kidriç” në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë e privuan nga liria M.I. (22) nga Negotina. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “BMV X1” me targa kombëtare të Luksemburgut, që drejtohej prej tij, janë gjetur tre persona emigrantë nga Kina, ndërsa gjatë verifikimeve plotësuese është konstatuar se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Emigrantët janë shoqëruar në një qendër pritëse–transitore në Gjevgjeli dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.I. do të ngrihet kallëzim përkatës..

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com