Administrata e re e qytetit ka filluar pastrimin edhe në institucione, kryetari i komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi sot se nga NP “Higjiena Komunale – Shkup” janë pushuar nga puna 371 punonjës të cilët, sipas të dhënave të konstatuara, për vite me radhë kanë marrë rrogë pa u paraqitur fare në punë.

“Këta janë njerëz që të gjithë ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, e ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po merreshin masa, sikur dikush po shkarkohej, por në thelb bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që abuzon, do të largohet,” deklaroi Gjorgjievski, njofton TS.

Ai shtoi se po zhvillohet një auditim i plotë i ndërmarrjeve publike, me ç’rast është konstatuar se mbi 800 të punësuar vërtet kanë kryer detyrat e tyre të punës, ndërsa të tjerët kanë qenë fiktivisht të regjistruar.

“Këtu keni mbi 800 punonjës të ndërmarrjeve publike që kanë shkuar rregullisht në punë. Por ka edhe të tillë që për muaj, madje edhe për vite, kanë marrë rrogë pa u paraqitur fare. Kësaj i erdhi fundi,” theksoi kryetari i komunës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com