Kryetari i Shkupit, Orcе Gjorgievski, deklaroi se tashmë ka pasur një takim me përfaqësues të Policisë Financiare, pasi prokurori shtetëror Ljupço Kocevski dje i kërkoi që të raportojë nëse disponon me prova për keqpërdorime në ndërmarrjet publike të qytetit.

Ai tha se nuk mund të zbulojë detaje në interes të hetimit, por theksoi se qëndron prapa të gjitha informacioneve që deri tani i ka bërë publike.

Ai rikujtoi se nga listat e punonjësve janë fshirë rreth 500 persona që merrnin pagë pa shkuar në punë.
„Bëhet fjalë për njerëz që nuk ishin të angazhuar në detyra reale pune, por u lejohej të keqpërdornin institucionin. Qyteti u vendos në situatë që të humbë nga pesë milion euro në vit, që për katër vjet arrijnë rreth 20 milion euro – sa kushton Luna Parku i ri, që e presin gjenerata shkupjane“, tha Gjorgievski.

Ai theksoi se në takimet me autoritetet ka kërkuar jo vetëm përgjegjësi individuale, por edhe komanduesi – që do të thotë, përveç personave që merrnin pagë pa punuar, të përgjigjen edhe ata që nënshkruanin pagesat e tyre dhe drejtorët që miratonin një veprim të tillë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com