Gjorgjievski: Është miratuar ribalanci i Buxhetit të Qytetit të Shkupit, janë siguruar fondet për bulevarde, parqe, investime të rritura kapitale
Me një votë kundpr dhe një abstenim, është miratuar ribalanci i Buxhetit të Shkupit – janë siguruar fondet për bulevarde, parqe, investime të rritura kapitale, informoi pasdite kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjivski.
Në seancën e sotme të Këshilli i Qytetit të Shkupit, thotë ai është votuar ribalanci për rikuperimi e qytetit dhe ndërmarrjet publike, ribalanci i cili do të mundësojë paga për të punësuarit, por edhe me të cilin shkurtohen shpenzimet joproduktive.
“Dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët për mbështetjen dhe konstruktivitetin e tyre. Po fillojmë me konsolidimin. Ky ribalancim do të thotë një ndryshim serioz me të cilin po e ulim deficitin buxhetor me 928.5 milionë denarë dhe po i rrisim investimet kapitale me pothuajse 98,9 milionë. Është një mesazh i qartë se nuk ka më huazime irracionale, por zgjidhje të reja dhe projekte të reja. Po e zgjidhim transportin publik pa kredi të reja dhe pa e gjunjëzuar qytetin. Transportuesit privatë po kthehen dhe do të ngasin përsëri, do t’u shërbejnë përsëri banorëve të Shkupit”, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shpjegon se bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit është duke u zhvilluar për të ringjallur Trenin e Qytetit dhe se Qeveria tashmë po zbaton blerjen e 80 autobusëve të rinj. Ne, shton Gjorgjievski, po fillojmë të shqyrtojmë sistemin BRT – që do ta ngrejë transportin publik në një nivel më të lartë.
“Po bëjmë një hap të fortë përpara në arsim. Deri në fund të vitit, shkollat do të marrin fusha të reja sportive, zona fitnesi, tabela inteligjente, kabinete IT dhe një laptop për çdo nxënës të vitit të parë. Do të zgjidhet edhe mungesa kronike e karrigeve dhe bankave shkollore. Me këtë ribalancim, po fillojmë edhe zbatimin e projekteve të premtuara, siç janë parku “Hristijan Todorovski – Karposh”, parku “Lepenec”, si dhe ndërtimi i 50 parqeve të reja më të vogla në të gjithë qytetin. Në fushën e infrastrukturës, po fillojmë me projekte që duhej të ishin përfunduar shumë kohë më parë. Bëhet fjalë për rindërtimin e rrugës “Franjo Kluz”, rrethrrotullimin në Gjorce Petrov, korsinë e tretë të bulevardit “Aleksandar Makedonski”, fazën e parë të bulevardit “Hrvatska”, bulevardin “KAÇKM”, kryqëzimin në “Momin Potok”, informoi kryetari i bashkisë së Shkupit.
Sipas tij, përveç kësaj, po sigurohen fonde për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për rrugët “Sharplaninska”, “Butelska”, “Radishanska”, një rrethrrotullim te “Tobako 2” dhe të tjera.
“Buxheti përfshin edhe fonde për kompensim për shpronësim, të cilat më në fund do të hapin rrugën për zbatimin e zgjidhjeve më të mëdha të bulevardit, përfshirë bulevardin “Boris Trajkovski”. Të dashur banorë të Shkupit, koha e stagnimit dhe regresionit të qytetit ka mbaruar. Shkupi po fillon të ecë përsëri përpara. E di sa thellë është qyteti në humnerën financiare. Por di gjithashtu se nuk do të dorëzohemi. Do të japim atomin tonë të fundit të forcës për ta rikthyer Shkupin në rrugën e duhur. Ky është vetëm hapi i parë”, shkruan kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.